AKUZA E FORTË/ Bardhi mesazh të koduar “Rithemelimit”: Atë vilën 760 mijë euro, e shitën apo s’ja blen askush?

Deputeti demokrat Gazment Bardhi në një postim të fundit në rrjetet sociale ka shtruar një pyetje, e cila duket si një mesazh i koduar për Grupin e Rithemelimit.

Ai pyet atë që me ironi e quan “opozita e vërtetë” nëse e kanë shitur vilën me vlerë 760 mijë euro apo nuk ua ka blerë askush, teksa shton se nuk mund të mbahet peng opozita për një vilë të pajustifikuar që e ka zbuluar Rama.

Nuk dihet se për kë është konkretisht ky mesazh i Bardhit, por kjo ëhstë një akuzë shumë e rëndë nga ana e tij.

Postimi i Bardhit:

Pyetje për “opozitën e vërtetë”; vilën 760 mijë euro, e shitën apo spo ja ble askush? Nuk mund të mbash peng opozitën për një vilë të pajustifikuar që të ka zbuluar dhe me të cilën të mban peng Edi Rama!!!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT