Presidenti i ri/ Alibeaj mbledh grupin e PD-së, katandiset me 21 deputetë, mungon “Rithemelimi”

Ashtu siç ishte paralajmëruar ka nisur mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, e thirrur nga kryetari i grupit, Enkelejd Alibeaj.

Mbledhja zhvillohet në ambientet e selisë blu, ndërsa gazetari i Panorama, Mariglen Kume raporton se deri tani në këtë mbledhje marrin pjesë 21 deputetë, ndërsa mungojnë ata të rithemelimit.

Një ditë para mbledhjes Alibeaj u ka shpërndarë deputetëve një draft me kriteret dhe formulën e zgjedhjes së Presidentit, ku vë në dukje faktin se materiali nuk është përfundimtar dhe mund të ndryshojë në varësi të propozimeve të deputetëve.

Deputetët e pranishëm

  1. Kreshnik Collaku
  2. Zheni Gjergji
  3. Bledjon Nallbati
  4. Dashnor Sula
  5. Arbi Agalliu
  6. Gazment Barshi
  7. Dhurata Cupi
  8. Saimir Korreshi
  9. Eralda Bano
  10. Merita Bakiu
  11. Ferdinand Xheferri
  12. Kastriot Piroli
  13. Ilda Dhori
  14. Lefter Geshtenja
  15. Lindita Metaliaj
  16. Flamur Hoxha
  17. Seladin Jakupllari
  18. Enkelejd Alibeaj
  19. Emilja Koliqi
  20. Orjola Pampuri
  21. 21. Andia Ulliri

Back to top button
LAJMET E FUNDIT