Një hero i veçantë/ Zelensky dekoron qenin Patron, ja momenti kur i jep medaljen (Video)

Që prej nisjes së luftës në Ukrainë, kemi dëgjuar shumë histori heroizmash dhe një prej tyre ishte dhe qeni Patron.

Ai u bë i famshëm pas publikimit të disa videove, ku tregohej se me anë të nuhatjes ai kishte arritur të zbulonte mbi 200 mina, duke shpëtuar jetën e shumë civilëve. Heroizmi i tij është shpërblyer, dhe në një ceremoni dekorimi të mbajtur ditën e sotme në Kiev, presidenti Volodymyr Zelenski e ka dekoruar atë me një medalje nderi.

Kështu, Patron qëndroi krah disa heronjve të tjerë të luftës, duke ekspozuar me krenari medaljen e tij të nderit.

Një hero i veçantë/ Zelensky dekoron qenin Patron, ja momenti

Back to top button
LAJMET E FUNDIT