Rama niset drejt Brukselit. Ja arsyeja!

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Bruksel. Kreu i qeverisë shqiptare është nisur sot drejt Belgjikës, ku pritet të mbajë një takim me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell.
Integrimi i Shqipërisë në BE, është një ndër pikat e diskutimeve. Gjithashtu nesër, Rama pritet të marrë pjesë në konferencën e VI për mbështetjen e së ardhmes të Sirisë dhe Rajonit./L.F-dritare.net