FOTO/ Misteri mbi aeroplanin bërthamor të Putinit. Pse parada ajrore u anulua papritur nga autoritetet ruse, do formonin simbolin ‘Z’

Një demonstrim ajror i planifikuar mbi Moskë me rastin e Ditës së Fitores u anulua papritur të hënën, e sipas autoriteteve ruse, shkak u bë moti i keq.

Dmitry Peskov, zëdhënësi i Vladimir Putin, i tha medias lokale “Kommersant” se shfaqja ajrore u anulua për shkak të “motit të keq”.

The IL-80 Doomsday jet was seen flying above Moscow in the run up to the Victory Day parade

Megjithatë, gjatë orarit që mbajti fjalimin e tij Putini, në orën 10 të mëngjesit me kohën e Moskës, sipas “AccuWeather” moti parashikonte “kryesisht diell” në Moskë.

Parashikimi i Accuweather për pjesën tjetër të ditës tregoi se do të ishte “kryesisht me diell”, me disa re, dhe se shpejtësia e erës ishte rreth 5 mph.

Vladimir Putin at the annual parade, which commemorates victory in WWII

Parada e Fitores së 9 majit, e cila shënon triumfin e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste, pritej të kishte dhe një shfaqje ajrore të avionëve që lëviznin duke krijuar simbolin “Z” në ajër.

Russian tanks on parade in Red Square for the commemoration

E vendosur në tanke, në bluza, e vizatuar në mure ndërtesash e në shumë vende të tjera, shkronja ‘Z’ është shndërruar në simbolin e luftës së Rusisë në Ukrainë, që nisi më 24 shkurt.

Russian soldiers marching through Red Square

Back to top button
LAJMET E FUNDIT