Nga simboli “Z” te thirrjet “Rroftë Rusia” /“Dita e fitores” dhe në Serbi, ja si festoi Beogradi

9 marsi njihet në Rusi si “Dita e fitores” për të përkujtuar fitoren e Rusisë kundër pushtimit nazist në luftën e dytë botërore.

Teksa në Moskë u organizuar festime madhështore, kremtimet nuk kanë munguar as në Serbi.

Me thirrjet “Urra”, “Rroftë Rusia”, dhe “Rroftë Putin”, qytetarë dhe politikanë pro-rusë marshuan në qytet, duke mbajtur një banderolë të madhe ku shkruhej “Rusia dhe Serbia, gjithmonë në anën e duhur të historisë” bashkangjitur me simbolin e famshëm “Z”, që Rusia po përdor gjatë luftës në Ukrainë.

Nga simboli “Z” te thirrjet “Rroftë Rusia”

Në marshim u panë ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Botsan Kharchenko dhe disa nga përfaqësuesit e qeverisë serbe, ministrat Nenad Popoviç dhe Aleksandar Vulin. Megjithatë, sipas mediave në Beograd, asnjë zyrtar shtetëror nuk pranoi ftesën për të marrë pjesë në festime.

Serbia ka mbajtur një qëndrim të dyfishtë sa i përket pushtimit të Ukrainës, duke shprehur mbështetje për Kivin zyrtar, por duke mos iu kundërvënë dhe Rusisë me sanksione.

Nga simboli “Z” te thirrjet “Rroftë Rusia”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT