LAJM I FUNDIT/ Miratohet data, ja kur do të mbahet raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit

Konferenca e Kryetarëve ka vendosur datën 16 maj për të mbajtur raundin e parë të votimit për zgjedhjet e Presidentit të vendit.

Data u propozua nga kreu i grupit parlamentar të partisë Socialiste, Taulant Balla, ndërsa është miratuar që seanca të filloje në orën 17:00.

Në mbledhje u vendos gjithashtu që afati i fundit për paraqitjen e dokumentacionit nga kandidatët të jetë 15 maji ora 16:00, ndërsa një ditë më vonë në 16 maj në orën 10 do të mblidhet Komisioni i Ligjeve për shqyrtimin e kandidaturave.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT