Vetëm pak orë para gjysëmfinales, Ronela Hajati ka një kërkesë për shqiptarët: Mos bëni shumë llafe sot edhe…

Vetëm pak orë para performancës së saj në natën e parë të gjysëmfinales në Eurovision, këngëtarja Ronela Hajati ka diçka për t’i thënë shqiptarëve.

Përmes një foto në “InstaStory”, Ronela u ka kërkuar shqiptarëve dhe i ka këshilluar që mbrëmjen e sotme gjatë performancës së saj të lënë moralizmin dhe të kërcejnë.

“Kjo është për shqiptarët në Shqipëri: Mos bëni shumë llafe sot me moralizma po çohuni dhe kërcëni”, shkruan Ronela.

Ronela që prej momentit kur u shpall fituese e Festivalit të RTSH është përballur me një sërë kritikash.

Këngëtares i është dashur të “durojë”, moralin e shqiptarëve të cilët e kanë “kryqëzuar” për këngën dhe performancën e saj.

Mirëpo, kjo gjë nuk e ka penguar Ronelën që të vazhdojë përpara dhe të bëjë që emri i Shqipërisë të lakohet fort nga europianët.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT