Një tjetër gruaje dhe fëmije i rrezikohet jeta, aksident i trefishtë në Lezhë

Një grua dhe një fëmijë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të trefishtë. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Lezhë-Laç.

Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrin dhe për pasojë gruaja e fëmija janë plagosur.

Të plagosurit ishin pasagjerë në një prej makinave. Ata janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ende nuk është zbardhur shkaku i aksidentit por paraprakisht dyshohet se është bërë shpejtësia me të cilën udhëtonin mjetet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT