Ilir Meta: Ju tregoj shqetësimin tim kur u zgjodha President

Presidenti i Republikës Ilir Meta është i ftuar mbrëmjen e sotme në Top Story më Sokol Ballën, ka folur rreth rrugëtimit të tij si president i vendit.

Ai tregoi se në fillimet e tij shqetësimi më i madh ishte të bënte të mundur që opozita të hynte sërish në zgjedhje.

Meta u shpreh se gjatë këtyre pesë viteve është ndjerë vetëm si presidenti tradhëtuar i minuar nga miqtë dhe armiqtë për çdo lloj arsyeje.

Ai tha se për të ky rrugëtim ka qenë mjaft i vështirë pasi nuk është normale që presidenti të mbetej i vetëm në një parlament njëpartiak dhe në këtë situatë i është dashur të kërkojë ndihmën e popullit.

Nga zgjedhja si kryetar shteti në prill të 2017, si i kujtoni ato ditë?

Shqetësimi im nuk ishte se si u zgjodha por qëllimi ishte si do të bëja të pamundurën se si opozita të hynte në zgjedhje e të dilte nga çadra sepse ishte një përpjekje e kryeministrit dhe disa ndërkombëtarëve për ta lënë PD-në në çadër.

Loja ishte e qartë dhe unë ndihëm sikur mezi po pres të dal nga një ëndërr. E kam me shumë qetësi, kjo periudhë e presidencës ka tre faza që të jemi objektiv. Është faza e parë ku Rama thoshte se ky është presidenti më i mirë ishte një presidencë normale derisa opozita dogji mandatet. Besoj të gjithë e kanë të qartë filmin në fund të fundit konkluzioni është i qartë i prerë, Ilir meta gjatë këtyre pesë viteve e sidomos nga 17 shkurti e deri tani kur opozita është e paralizuar, kam qenë i vetëm si president i tradhëtuar, i minuar nga miqtë dhe armiqtë për çdo lloj arsyeje. Si mund të jetë normale kur një president ngelet i vetëm në një parlament një partiak.

Mua ma bënë më të vështirë por antenat i ngrita më lart, u detyrova të kërkoja edhe ndihmën e popullit.

Nga muaji dhjetor që lindën konfliktet e KED, kur e kuptova që këta donin të rrëmbenin anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që i përkasin presidentit, kam bërë çdo përpjekje për të shmangur dy marsin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT