“Ishte planifikuar ditë e zezë për Shqipërinë”/ Meta zbulon bisedën me Ruçin: E mora në telefon dhe..

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” në Top Channel, foli për dekretin e zgjedhjeve lokale të vitit 2019.

Ai tha se për dekretin ka folur vetëm me Gramoz Ruçin.

“Për dekretin e zgjedhjeve kam folur vetem me Rucin. Mora në telefon Ruçin para se të bëja një akt publik për korrektesë. Me Ramën edhe më parë kisha folur për rëndësinë e zgjedhjeve të lira.

Ruçi kur e kam marrë në telefon ka qenë duke hyrë për në Tepelenë. Doja që të bëja një veprim që të mos i jepja mundësi askujt që të bënte diçka tjetër. Ajo ishte planifikuar si ditë e zezë për Shqipërinë. Mora përgjegjësi të madhe dhe këmbëngula për dialog, ftoja Ramën. Ai nuk kishte interes,” tha Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT