Zyrtarët DASH refuzojnë ta takojnë/ Meta: Marrëdhëniet e mia me SHBA, të shkëlqyera! S’kam shkelur ligjet amerikane

“Raportin tim nuk e kam me ndërkombëtaret, por vetëm me shqiptarët. Këtë raport me shqiptaret do ta kem në mënyrë të hekurt në të ardhmen”, kështu është shprehur presidenti i Presidenti i Republikës Ilir Meta.
Në emisionin ‘Top Story’, Meta gjithashtu theksoi se Kushtetuta e SHBA e frymëzon për lirinë dhe pavarësinë.
“Kushtetutën e SHBA e kam frymëzim, për liri, pavarësi dhe sovranitet. Marrëdhëniet e Ilir Metës me SHBA janë perfekte sepse asnjëherë nuk i ka gënjyer dhe asnjëherë nuk ka shkelur ligjet amerikane.”, ka thënë më tej presidenti Meta.
Nderkohe qe zyrtaret e DASH perfaqesues me te larte te qeverise amerikane qe kane vizuar ne menyre periodike Shqiperine, dhe tani se fundmi, e ka refuzuar takimin me Meten, duke e shmangur presidentin nga axhenda e takimeve. Se me ke ka marredhenie hajde merre vesh!/m.j