“Ç’do nga unë Arben Kraja ?”/ Rama: Pronën te Garda na e ka marrë një gjyqtare, u shkarkua nga vetingu, por…

Kryeministri Edi Rama është revoltuar gjatë konferencës për mediat nga selia e PS-së, kur tha rastin e një gjyqtareje që duhet të hetohet nga SPAK për pasurinë e pajustifikuar, po ashtu edhe për “grabitjen e pronës tek Garda e Republikës”.

“Çfarë do Arben Kraja nga unë? Çfarë kërkon sot? kur këtë gjykatëse e ka këtu, e ka në listë këtu me 462 mijë euro të pajustifikuara që janë vetëm ato që ka kapur vetingu? Kemi spostuar Gardën për të ndërtuar një teatër fëmijësh, një qendër kulturore e bibliotekë e pronën na e ka marrë një gjykatëse e cila një vit më parë kur i shkon kërkesa për të siguruar një pretendim të pronarit i thotë jo e një javë para se ta shporrte vetingu na bën sigurim padie”, theksoi Rama.

Deklarata e kryeministrit Rama: 

Ka çuar ministri i Drejtësisë rastin më skandaloz, e kam thënë publikisht nuk shoh asnjë veprim akoma.

Ndërkohë fëmijët e Tiranës presin të kenë teatrin e tyre. Kemi bërë gjithë projektin, financimin për një qendër fëmijësh të denjë për gjithë fëmijët, e pronën na e ka marrë një gjykatëse, pronën e shtetit tek Garda e Republikës, kemi spostuar Gardën për të ndërtuar një teatër fëmijësh, një qendër kulturore e bibliotekë e pronën na e ka marrë një gjykatëse e cila një vit më parë kur i shkon kërkesa për të siguruar një pretendim të pronarit i thotë jo e një javë para se ta shporrte vetingu na bën sigurim padie.

Çfarë do Arben Kraja nga unë? Çfarë kërkon sot? kur këtë gjykatëse e ka këtu, e ka në listë këtu me 462 mijë euro të pajustfikuara që janë vetëm ato që ka kapur vetingu?

E me një akt haptazi të paligjshëm ça kallëzimi kërkon nga unë?

Se nuk kam moshë unë për të bërë komplimente të kota, kam shumë respekt për Arben Krajën”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT