Suedia dhe Finlanda gati të futen në NATO/ Johnson: Nëse Rusia sulmon, ndërhyjmë ushtarakisht

Pas nisjes së luftës në Ukrainë, Suedia dhe Finlanda ‘hoqën dorë’ nga neutraliteti, duke deklaruar se do bënin kërkesë për tu anëtarësuar në NATO. Ashtu si në rastin e Kievit zyrtar, Vladimir Putin nuk e priti mirë këtë lajm, ndërsa i kërcënoi këto vende me pushtim.

Megjithatë, teksa koha kalon, zërat për një përafrim të këtyre shteteve në aleancë po përforcohen, e po ashtu dhe siguria e tyre.

Kryeministri anglez Boris johnson dhe homologia i tij suedeze, Magdalena Andersson  njoftuan se kanë nënshkruar një marrëveshje për mbrojtjen reciproke të vendeve, e cila hyn në fuqi në rast se ushtria e Putinit nis një sulm të armatosur në Stokholm. Kështu, nëse rusët sulmojnë, Britania e Madhe do të ndërhyjë ushtarakisht po ashtu.

“Nëse Suedia do të sulmohej dhe do të kërkonte nga ne për mbështetje, ne do ta ofrojmë atë”, u tha Johnson gazetarëve.

“Kryeministri dhe unë kemi rënë dakord të përballemi së bashku me sfidat në fushën e paqes, krizave dhe konfliktit. Dhe nëse secili vend do të pësojë një fatkeqësi ose një sulm, Mbretëria e Bashkuar dhe Suedia do të ndihmojnë njëra-tjetrën në mënyra të ndryshme. Mbështetja do të jetë jepet me kërkesë nga vendi i prekur dhe mund të përfshijë burime ushtarake.”– tha Magdalena.

Një marrëveshje e ngjashme pritet të nëshkruhet edhe me Finlandën, në përpjekje për të parandaluar një “Ukrainë të re”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT