“Palaço”/ Sherri për vilën luksoze 760 mijë euro, reagon Bardhi: Për shkak ‘të publicitetit’, i është ulur…

Gazment Bardhi ka reaguar për herë parë pas sherrit ditën e sotme me kolegët e PD-së, Tritan Shehu dhe Edmond Spaho për akuzat e tij se një ish ministër i Sali Berishës ka një Vile luksoze me vlerë 760 mijë euro, e cila është ndërtuar me burime të pajustifikuara financiare.

Ditën e sotme deputetët, Tritan Shehu dhe Edmond Spaho i kërkuan Bardhit që të mos shpifë në adresën e tyre dhe të tërheqë akuzat, por situata është tensionuar teksa kanë shkëmbyer replika me tonë të lartë.

“Je mashtrues dhe legen” e ka quajtur Spaho, ndërkohë që Bardhi i ka thënë: “Shko more palaço”.

Por pas këtyre replikave në publik, Bardhi ka denoncuar sërish kolegun e PD-së, teksa ka publikuar një njoftim të ri ku çmimi i shtëpisë në shitje është ulur.

“E rëndësishme është që për shkak “të publicitetit” çmimi i vilës është ulur”, ka thënë Bardhi në Twitter.

Një ditë më parë, Bardhi ka thënë se personi që ka vilën luksoze ka qenë ministër në kohën e Berishës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT