Kërkesa e Ramës për hetim të Berishës, reagon për herë të parë kreu i SPAK, Arben Kraja: S’kemi…

Kreu i SPAK Arben Kraja ka reaguar për herë të parë pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama që Prokuroria e Posaçme duhet të hetojë ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në një deklaratë për gazetarët, Kraja u shpreh se në lidhje me ato që është shprehur Rama, nuk ka asnjë koment, ndërsa theksoi se nuk ndihet i kërcënuar.

Kraja theksoi gjithashtu se SPAK ka shumë çështje penale në hetim.

Arben Kraja: Sot ishim për të raportuar për vitin 2021. U zhvillua një mbledhje efektive. Në lidhje në deklaratat e kryeministrin nuk kam asnjë koment.

Nuk ndihem i intimiduar.

Ne KLP u zhvillua një mbledhje efektive me debatet e duhura dhe produktet e duhura. Nuk kam komente. Unë po punoj normalisht, gjithë prokurorët dhe hetuesit.

SPAK ka në hetim shumë çështje penale. Në çdo moment që kemi për të bërë publike diçka, i bëjmë.

Nuk kam reagime për asgjë (për deklaratat për Berishën.

SPAK ka në hetim shumë çështje penale.

Komuniikimi:

Pyetje: Në lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama keni ju një koment?

Arben Kraja: Jo nuk kam

Pyetje: A ndiheni të intimiduar nga këto deklarata?

Arben Kraja: Jo, ne po punojnë normalisht të gjithë prokurorët po vazhdojnë punën

Pyetje: A ka SPAK ministra apo zyrtarë të nivelit të lartë aktualisht?

Arben Kraja: SPAK ka në hetim shumë çështje penale në çdo moment që kemi për të bërë publike e bëjmë zyrtare. Nuk kam koment për deklaratat që ka bërë Rama. Në vazhdojmë punën tonë./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT