Kryebashkiakja e re asnjë çast pushim, me fadroma e punëtorë, qyteti bregdetar SHKUNDET nga gjumi

Po i jep drejtim Vlorës. Asnjë minutë pushim. Nga ora 07.00 e mëngjesit e deri në mbrëmje vonë, Bruna Mersini, kryebashkiakja e re e qytetit bregdetar duket se planet i ka pasur të qarta para se të merrte detyrën.

Është e veçantë të shohësh sesi fadromat e pastrimit të qytetit kanë shkuar në çdo rrugicë e lagje, në vende publike ose private të braktisura, për të bërë gjënë me të thjeshtë të një qyteti dikur të përgjumur: pastrimin.

Të gjitha këto resurse aty kanë qenë. Paska qenë e nevojshme pak vullnet për të ndryshuar gjërat.

Bruna Mersini u zgjodh kryetare e Bashkisë së Vlorës me pjesëmarrjen më të ulët në votim, 12 përqind, në nëntorin që sapo kaloi. Por ndoshta vlonjatet tani që shohin punën në terren të kryebashkiakes së re, mund të ndihen paksa në mungesë konforti se pse nuk dolën atë mëngjes të diele për të votuar.

Tani Brunilda është në terren. Në videot që postohen në faqen e saj në rrjete sociale ka me dhjetëra komente dhe pafund falenderime, për punë që duhet të ishin bërë shumë më parë, dhe që tani duket se po u jepet zgjidhje.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT