Çfarë po ndodh në Kuvend? Gazment Bardhi nis mbledhjen e firmave, për çfarë i duhen

Teksa në Kuvend po diskutohej, deputetët e PD-së kanë përfituar për të mbledhur disa firma për ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për vendimet dhe shpalljen e investitorëve strategjik.

Në disa foto të publikuara nga LSA, shihet se deputeti Gazment Bardhi negocion me kolegët e tij demokratë për të firmosur nismën.

Ndërkohë që në fletën e bardhë shihet se janë 6 firma. Një ditë më parë mazhoranca rrëzoi në Konferencën e Kryetarëve kërkesën e PD-së për ngritjen e një komisioni të përhershëm për Investitorët Strategjik, ndërsa Bardhi paralajmëroi se do të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT