VIDEO / “Thuaj Zoti e bekoftë Amerikën”, qytetari ndërpret Alibeajn: Yuri Kim po fut të korruptuarit në burg

Ndërkohë që Enkelejd Alibeaj shpjegonte se maxhoranca nuk mund ta zgjedhë Presidentin vetëm me votat e saj për shkak se brenda ka deputetë “të zgjedhur me mbështetjen e non gratave” duke përmendur Tom Doshin dhe Aqif Rakipin, një person që po kalonte aty pranë nuk i kurseu falenderimet publike për SHBA-të.

“Zoti e bekoftë Amerikën. Zoti e bekoftë Yuri Kim që po na i fut në burg politikanët dhe ministrat e korruptuar”, bërtiste ai duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve aty, përfshirë Alibeajn.

“Epo populli duhet t’i dëgjojë këto arsyetime mbi Presidentin”, tha Alibeaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT