Serbia kërcënon Këshillin e Evropës: Po i’u japim një shans, mos filloni procedurat e pranimit të Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë deklaroi se Serbia do të mbështesë anëtarësimin e të ashtuquajturës Kosovë në Këshillin e Evropës vetëm atëherë kur krahinat dhe rajonet të anëtarësohen në institucionet botërore.

Ai ka folur edhe për tërheqje të njohjeve të pavarësisë së Kosovës ku tha se do të vazhdojnë të punojnë për tërheqjen e tyre, dhe kërcënoi vendet anëtare të KE-së që të mos i nisin procedurat që Kosova të bëhet pjesë e tij.

Sipas mediave vendase mësohet se deklarata e ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gervala, se Beogradi do të mbështesë pranimin e Prishtinës në Këshillin e Evropës është cinike dhe absurde.

“Vërejtjes cinike dhe absurde të ministres së Prishtinës Donika Gërvalla Schëartz se Beogradi do të mbështesë anëtarësimin e të ashtuquajturës “Kosovë” në Këshillin e Evropës, mund t’i përgjigjem vetëm se do ta shqyrtojmë një mundësi të tillë kur të bëhet e mundur për krahinat dhe rajonet të anëtarësohen në Këshillin e Evropës.

Përmes punës së shërbimeve tona, kemi marrë informacione se të paktën dy shtete të mëdha aktualisht po punojnë në mbështetje logjistike për Prishtinën në fushatën e saj për njohje të reja, dhe unë i dorëzova presidentit Vuçiç nota diplomatike nga katër vende që e tërhoqën njohjen nga Kosova. Këshilli i Sigurisë autorizoi Vuçiçin që ta informojë opinionin e gjerë se për cilat shtete bëhet fjalë në momentin kur e sheh të nevojshme. Me këtë gjest duam t’u japim një shans shteteve anëtare të Këshillit të Evropës që të mos nisin procedurën e pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, tha ai

Ai vlerësoi se institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë, duke aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës, edhe një herë dëshmuan se papërgjegjshmëria dhe njëanshmëria janë parimi i funksionimit të tyre dhe se nuk kanë synim të sinqertë për të arritur zgjidhje përmes dialogu me Beogradin.

Selakoviq ka theksuar se Serbia do të reagojë me përgjegjësi ndaj shkeljes së Marrëveshjes së Uashingtonit.

“Jam i sigurt se Serbia, si shtet sovran, do të reagojë me përgjegjësi, përmes mjeteve diplomatike dhe politike, ndaj vendimit të Prishtinës për shkelje të pamëshirshme të Marrëveshjes së Uashingtonit dhe kështu ne do të mbrojmë jo vetëm interesat tona, por edhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare“, ka thënë Selakoviq.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT