Forcat ushtarake “rrethojnë” aeroportin e Rinasit, zbulohet arsyeja

Ministra e Mbrojtjes njofton se është përmbyllur stërvitja “Rinas 22”. Në këtë stërvitje kanë marrë pjesë trupat e Policisë Ushtarake.

Sipas ministrisë trupat treguan aftësitë e tyre më të mira në stërvitjen dhe demonstruan nivel të lartë përgatitjeje.

“Trupat e Policisë Ushtarake treguan aftësitë e tyre më të mira në stërvitjen “Rinas 22”, gjatë së cilës testuan kapacitetet operacionale.

Efektivët e kompanisë së parë demonstruan nivel të lartë përgatitjeje, të denjë për detyrat dhe përgjegjësitë kanë, siç ishte dhe Task Forca e Përbashkët e Gatishmërisë Shumë të Lartë, një strukturë e NATO-s e aftë për t’u dislokuar kudo dhe kurdo brenda 2-3 ditëve”, thekson ministria e Mbrojtjes.

Dislokimi/ Stërvitja “Rinas 22”, forcat ushtarake

Back to top button
LAJMET E FUNDIT