Qindra shpendë të futura në thes/ Gjenden sërish pula të ngordhura në Shëngjin

Disa pula të ngordhura janë gjetur sërish ditën e sotme në plazhin e Shëngjinit, në Lezhë.
Shpendët e ngordhura janë gjetur në bregdetin e njohur si ‘Rana e Hedhur’, ndërsa ishin të future në një thes i cili ka dalë në sipërfaqen e rërës.
Pula të ngordhura dolën në breg të detit në ketë zonë edhe pak javë më parë, ndërsa u hoqën nga autoritetet. Mbi 1 mijë pula u raportuan të ngordhura, me rënien e grimit të shpendëve, kryesisht në Durrës, Lezhë, Korçë dhe Shkodër.