Ministri i Jashtëm i Greqisë vizitë të papritur në Tiranë, çfarë pritet të diskutohet

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias pritet që më 23 maj të vizitojë Tiranën.

“Abc news” shkruan se vizita e papritur do jetë në kuadër të një tur takimesh në vendet e Ballkanin Perëndimor.

Mësohet se në fokus të bisedave do të jetë anëtarësimi i rajonit në Bashkimin Europain. Dendias në Tiranë do të zhvillojë një takim me homologen e tij, Olta Xhaçka si dhe me kryeministrin Edi Rama.

Mbetet për të parë nëse në këtë takim do të preket edhe çështja e detit, që nga Shqipëria dhe Greqia është çuar në Hagë për ta zgjidhur.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT