Kalojnë caqet/ Zëdhënësja ruse ofendon kryediplomaten gjermane: Nëse nuk e kupton, je budallaqe, ose do të gënjesh publikun

“Nëse nuk e kupton kaq gjë, është një shenjë se je budallaqe ose po kërkon hapur të gënjesh publikun”.

Me këtë fjalor i është drejtuar zëdhënësja e shtypit e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, kryediplomates gjermane Annalena Baerbock, mbi çështjen e rritjes së çmimeve në botë, ku nga ana e Moskës mohohet se janë ata shkaktarët e një krize të dukshme botërore.

Me anë të një postimi në rrjetin Telegram, Zakharova e ka kritikuar Perëndimin vetë për rritjen e çmimeve, duke i fajësuar vendet që bëjnë pjesë në këtë grupim.
Më parë, ministrja e Jashtme gjermane, Baerbock, pati deklaruar se Rusia është përgjegjëse direkte për situatën e krijuar pas agresionit rus në Ukrainë.

Por, për Zakharovën, faji është i gjithkujt, veçse i Kremlinit jo.

Ajo ka pretenduar edhe se dështimi i shtetit të Ukrainës, për shkak të angazhimit të Perëndimit në procesin e shtetformimit, është parësisht për t’u fajësuar mbi krizën.

Retorika e zëdhënëses ruse ka marrë më pas edhe përmasa personale, kur ka shkruar se “nëse Baerbock nuk e kupton këtë gjë, ose është budallaqe, ose po kërkon të gënjejë e manipulojë opinionin publik”.

Kritikat nuk i ka kursyer as për paraardhësit e ministres aktuale gjermane, mbi të cilët ka thënë se “kanë interferuar në politikbërjen e Ukrainës”.

Fakti është se Ukraina mbetet një ndër shtetet me prodhimin më të lartë të grurit dhe mungesa e furnizimeve me drithëra nga aty për shkak të luftës që po zhvillohet, ka krijuar dhe vijon të krijojë problematika të shumta në tregun botëror, pergatiti Tema.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT