Mbërrin në Zaporizhzhia kolona me rreth 1000 makina që transporton të evakkuarit nga Mariupoli

Një kolonë prej rreth 1000 makinash që transportote njerëz të evakuuar nga Mariupoli hyri në qytetin juglindor të Ukrainës, Zaporizhzhia.

Lajmine  konfirmoi Petro Andryushchenko, ndihmës i kryetarit të bashkisë së Mariupolit. Ai tha se kolona kishte opritur 3 ditë për t’u lejuar që të hynte në Zaporizhzhia.

Më shumë se 10 milionë njerëz janë zhvendosur nga Ukraina që nga fillimi i luftës, ndërkohë që sulmet vijojnë kryesisht në MAriupol dhe rajonin e DOnbasit. Në fabrikën e çelikut Azovstal mbeten të rrethuar nga rusët qindra civilë dhe ushtarë ukrainas, të cilët nuk pranojnë të dorëzohen.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT