Kuleba: Na jepni atë që na duhet për të mposhtur Rusinë, përndryshe e keqja do trokas në derën tuaj

‘Na jepni gjithçka që na nevojitet dhe ne do të përballemi me Rusinë dhe do ta mundim atë në Ukrainë, duke u siguruar që ajo të mos trokasë kurrë në dyert tuaja”. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitro Kuleba.

Sipas tij ajo që duhet të bëjnë shtetet aleate në këto momente është të ndihmojnë Ukrainën në këtë moment kritik.

“Ndonjëherë është më e përshtatshme të ndihmosh tjetrin dhe të durosh një kohë të mungesën e diçkaje, sesa të rrish ulur në shtëpi duke parë televizor duke pritur të të tokas problemi te dera”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT