“Është njeri me tre pëllëmbë mjekërr dhe shtatë pëllëmbë spaleta…”, ironia e Muratit: “Shqiptarët i rren kollaj”

“Është njeri me tre pëllëmbë mjekërr dhe shtatë pëllëmbë spaleta, që del në tribunën qendrore në Tiranë, dhe rren që gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në tre shtete” – shkruan publicisti dhe diplomati Shaban Murati në një postim në rrjete sociale.

Më pas, analisti i DITA për gjeopolitikën dhe rajonin, shkruan:

“Mirë shqiptarët e Shqipërisë i rren kollaj, sepse nuk kanë lexuar Kushtetutën e tyre, pa le më të dinë ç’thotë Kushtetuta e Maqedonisë se cila është gjuha zyrtare e atij shteti.

Po të kishin kohë mund të lexonin në faqen e parlamentit të Maqedonisë se Kushtetuta e Maqedonisë thotë: ”Në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare, gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik”.

Atëherë, shqiptarët e Maqedonisë, që e dinë të vërtetën nga kurrizi i tyre, pse nuk reagojnë dhe ta përgënjeshtrojnë rrenën e nivelit të lartë të Tiranës?”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT