Mike Pompeo viziton Tiranën, takohet me Ramën: Nënshkruhet marrëveshja për furnizimin me gaz të Shqipërisë

Ish-Sekretari amerikan i Shteti, Mike Pompeo ka vizituar për herë të parë Shqipërinë një vizite në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA.
Rama dhe Pompeo u takuan mes shtrëngime duarsh dhe shumë të qeshura në ambientet e hotelit Sheraton, përpara se ky i fundit të marrë titullin Doctor Honorus Causa.
Gjatë një konference u nënshkrua një mamorandum mirëkuptimi për deversifikimin e tregut të gazit.
“Me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, në një tjetër hap të rëndësishëm drejt përmbushjes së vizionit Shqipëria 2030 eksportuese neto e energjisë. Furnizimi me gaz përmes Terminalit të Ri, që do të ngrihet në Vlorë, tanimë po zgjon interesa të shumanshme”, shkruan kryeministri në rrjetet sociale.
Pompeo, ish-sekretar shteti gjatë presidencës së Donald Trump nga viti 2018 deri në 2021 do të jenë të pranishëm gjatë një konference kushtuar 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA, e cila organizohet nën kujdesin e kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.
Kreu i qeverisë përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ ka zbardhur detaje nga takimi me Pompeon.
“Tiranë – Me Sekretarin e Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, folëm për lidhjen e ngushtë mes Shqipërisë e SHBA, pasojat e luftës mbi zinxhirin ekonomik, projektet amerikane në Shqipëri, situatën në rajon dhe bukurinë e rrallë të vendit tonë”, shkruan Rama.