Pamjet nga vendi i ngjarjes/ Ja kush janë dy të rinjtë që vdiqën duke punuar pas aksidentit në Vlorë

Një aksident i rëndë u regjistrua ditën e sotme në bypasin Oerikum-Kaninë në Vlorë, ku humbën jetën dy punonjës.
Armand Beu dhe Klajdi Kaja, përkatësisht 28 dhe 32 vjeç, vdiqën pasi kamioni me të cilin po punonin humbi kontrollin dhe u përplas me nj shkëmb, duke përfunduar jashtë mjetit. Ata u mbuluan nga zhavori që po transportonin me kamion, ndërsa trupi i Klajdi Kalës ende nuk ëhstë gjetur.
Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë shpejtësia, ose një defekt në frenat e kamionit. Policia bën me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.