E FUNDIT/ Dështon raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit, ende asnjë emër i propozuar nga palët

Ka dështuar raundi i parë i zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Bëhet me dije se Kuvendi është mbledhur ditën e sotme për votim për zgjedhjen e Presidentit të ri, por që në fakt është një seancë formale pasi siç dihet palët nuk kanë arritur në asnjë emër konkret.

Edhe pse javën e kaluar u mblodh Konferenca e Kryetarëve, u miratua vetëm data për raundin e parë për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit vetëm me votat e mazhorancës, ndërkohë që opozita edhe pse ishte e pranishme në mbledhje nuk votoi.

Anjë nga palët deri tani nuk ka bërë asnjë propozim konkret për emrin e ri të Presidentit të Republikës.

Ndërkohë që ditën e nesërme do të mblidhet sërish konferenca e Kryetarëve për të vendosur datën për raundin e dytë të zgjedhjes së Presidentit të Republikës.

Kujtojmë që me ndryshimet Kushtetuese të bëra në vitin 2008-të kreu i ri i Shtetit në tre raundet e para kërkon shumicë të cilësuar, pra 84 vota, ndërkohë që në raundin e katërt dhe të pestë zgjidhet me shumicë të thjeshtë, ku duhen vetëm 71 vota, të cilat mazhoranca aktuale i ka.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT