Nis evakuimi nga fabrikat e çelikut Azovstal, nxirret ushtari i parë i plagosur

Evakuimi i ushtarëve të plagosur ka filluar dhe deri më tani kanë mbetur brenda fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol.

Operacioni vjen pas marrëveshjes për hapjen e një korridori humanitar të rënë dakord mes Rusisë dhe Ukrainës. Ai vjen pas javësh rrethimi rraskapitës.

Tani mundësia e shpëtimit bëhet konkrete edhe për luftëtarët e plagosur të barrikaduar në bunkerë.

Rreth një duzinë autobusë që transportonin luftëtarë ukrainas të cilët ishin ngujuar nën uzinën e rrethuar janë parë duke u larguar nga vendi, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Kjo nuk është konfirmuar nga autoritetet ukrainase dhe BBC nuk mund ta verifikojë atë në mënyrë të pavarur.

Një komandant i lartë i forcave ukrainase në uzinën e rrethuar tha më herët në një postim në mediat sociale se luftëtarët atje po zbatonin një vendim nga komanda e lartë ushtarake ukrainase për të shpëtuar jetën e personelit të shërbimit, por ai nuk dha detaje se cili ishte vendimi.

Kujtojmë se më herët Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se kishte arritur një marrëveshje me Ukrainën që ushtarët e plagosur të evakuoheshin nga fabrika e rrethuar e çelikut Azovstal./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT