“Për këdo që kërkon të bashkëpunojë me mua…”/ Cili është kushti i Ilir Metës?

Presidenti Ilir Meta ka dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat, ku ndër të tjera ka folur dhe për planet e tij pas mbarimit të mandatit më 24 korrik.
Meta tha se është i hapur për të bashkëpunuar me të gjithë ata që punojnë për sovranitetin e vendit, ndërsa shprehu dhe një kusht. Sipas tij, Kushtetuta e vendit duhet të ndryshohet vetëm me referendum.
“Të gjithë ata që do punojnë për sovranitetin e vendit tonë unë do bashkëpunoj. Për këdo që kërkon të bashkëpunojë me Ilir Metën me 25 Korrik kam vetëm një kusht. Kushtetuta ndryshohet vetëm me referendum. Kushtetuta e ndryshuar brenda ditës na solli te ky parlament që nuk ua dimë as emrat.
Nuk e di kush është individualiteti i tyre. A thua se janë deputetët se kanë disa të drejta më shumë. Të gjitha këto janë vetëm justifikime që tregojnë sa rëndë është cenuar sovraniteti i qytetarëve”, tha Meta.