LAJM I FUNDIT/ Abuzimi me tenderin 87 milionë lekë, ja sa vite burg kërkon SPAK për Thoma Gëllçin

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka kërkuar dënimin me 1 vit e 8 muaj burg  për ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçin.

SPAK kërkon gjithashtu nga gjykata dënimin me nga 1 vit burg për Alban Malavecin, Julian Tapinë dhe Ervin Murrajn.

Gëllçi u arrestua me urdhër të SPAK në tetor të vitit të kaluar, bashkë me tre punonjësit e tjerë të Radio Televizionit Shqiptar. Sipas SPAK,  Gëllçi dyshohet se ka kryer shkelje ligjore në një procedurë prokurimi, shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me objekt “Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro”, me fond limit afro 87 milionë lekë të zhvilluar në datën 9 nëntor të vitit 2018.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT