“E gjithë Shqipëria do arrestimin e Metës”/ Presidenti i përgjigjet Ramës: E njeh shumë mirë Ilirin ai…

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur thirrjeve që Edi Rama i bëri pak ditë më parë SPAK-ut për arrestimin e tij, duke thënë se nuk i druhet asnjë hetimi.

Meta ngriti pyetjen retorike se kush e ka penguar deri tani SPAK-un që ta hetojë, qoftë ndaj tij, qoftë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Presidenti, të cilit mandati i mbaron në 24 Korrik të këtij viti, tha se Rama e njeh shumë mirë, vendosmërinë e tij për t’iu shkuar gjërave deri në fund.

Sipas Metës, Rama e sulmon atë dhe Berishën, vetëm e vetëm që të zhvendosë vëmendjen nga çështja e inceneratorëve, që sipas tij është një nga aferat më të mëdha në vendin tonë.

Që Shqipëria e pret Ilir Metën, ose ajo pjesë e Shqipërisë që i rreh zemra për Shqipërinë dhe interesin kombëtar, dhe mbështetja e çështjes së Kosovës,  dhe shumë çështje të rëndësisë kom,bëtare do ti prekim në konferenca të tjera, kështu që ne e kemi kohën përpara.

Shqiptarët presin një lidership që mban fjalën, llogaridhënia e të gjithëve, mua bën përshtypje, pse ka frikë kryeministri nga drejtësia e vetë që e ka kapur prej fytit. I bën thirrje SPAK  që të hetojë Ilir Metën, madje tua çojë dhe pyetjet, siç bënë me aleatët me anëtarët e Kushtetutës.

E keni parë ju Ilir Metën që të merret me drejtësinë, as me drejtësinë e doktorit në 92 kur më hoqën studentit, jam i hapur për tu ballafaquar. Pas 24 Korrikut Ilir Meta, dhe me qindra qytetarë, do të shkojnë me fakte dhe me prova te SPAK. Kush i ka penguar që të hetojnë Saliun dhe Ilirin, në të kaluarën dhe në të ardhmen, pse ua bën të gjithë këto?

Back to top button
LAJMET E FUNDIT