“Me gjithë respektin, unë nuk e bëj dot”/ Idrizi tregon profilin e presidentit të ri: Figurë politike. Detyrim më shumë se vullnet

I ftuar ditën e sotme në ‘Zona Zero’ i gazetarit Thimi Samarxhiu, në Top News ka qenë kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi.

Idrizi ka folur në një bisedë në studio për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Sipas tij, preisdenti i ri duhet të jetë një person, i cili e njeh Kushtetutën dhe politikën, teksa ka shtuar rëndësinë tek forcat politike që duhet të jenë të përgjegjshme dhe të dalin jashtë vullnetit të tyre për të kryer një veprim, i cili është detyrim për të gjitha palët.

“Zgjedhja e presidentit është një moment shumë i rëndësishëm, serioz, parlamentar dhe kushtetues.

Është detyrim kushtetues që ne të shkojmë drejt një personaliteti publik për zgjedhjen e një presidenti dhe gjendja e konsesusit.

Herë-herë ne si politikë jemi të prirur të krijojmë kriza. Ne e kemi detyrimin ta kërkojmë dhe gjejmë konsesusin midis nesh. President që do zgjidhet me shumicë të thjesht është një president që zgjidh krizën. Kjo është pergjegjësi e forcave politike.

Një president konsesual jo vetëm që është përcaktim kushtetues, por sepse duke mbajtur votat e të gjitha palëve, do të ketë më shumë fuqi për të qenë mbi palët.

Ne do ta shohim nga pikpamja e palëve për të qenë mbi palët. Ky është detyrim më shumë se sa vullnet.

Zgjedhja e presidentit të Republikës është ndryshe nga institucionet e tjera, ne kemi detyrimin që ta zgjedhim bashkë.

Unë e kam theksuar që duhen të zgjidhen presonazhe që kanë integritet moral por duhet të jetë një person me eksperiencë politike.

Me gjithë respektin për ta dhe punën e tyre unë nuk e bej dot. Duhet të jetë një person që duhet ta njoh Kushtetutën dhe politikën sepse me to do të operoj. “- tha Idrizi./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT