“Kur nisi lufta ishim live”/ Ambasadori shqiptar në OKB tregon “Pallatin e Qelqtë”: Me delegacionin rus kemi marrëdhënie korrekte!

Në intervistën për “Top Story” me gazetarin Sokol Balla, ambasadori ynë në OKB, Ferit Hoxha, rrëfen momentin se si e morën vesh nisjen e agresionit rus në Ukrainë.

“Nuk më ka ndodhur ndonjëherë që jam shkëmbyer në korridor dhe nuk më ka thënë ‘Mirëdita’ apo ‘Mirëmëngjes’, nuk e kemi injoruar njëri-tjetrin. Ato që kemi për të thënë i kemi thënë në takime të hapura e të mbyllura. Ka një rregull të artë në këtë sallë por edhe jashtë kësaj salle.

Qëndrimet e vendeve nuk janë qëndrime personale dhe nuk merren si qëndrime personale. Kordialiteti, shpeshtësia e takimeve varet nga shumë faktorë, por diplomatët janë të regjur për të mos ngatërruar pozicioni personal me qëndrimin e shtetit apo vendit të tyre. Ne jemi 15 vende, ka pak rëndësi e duam apo nuk e duam njëri-tjetrin, ne jemi mandatuar për të punuar bashkë.

Nëse nuk punojmë bashkë, shkaktojmë pasoja te të tjerët dhe emocionet tona, zgjedhjet tona nuk mund të ndikojnë në atë që është detyra jonë parësore.” u shpreh Hoxha, i cili ndër të tjera rrëfeu edhe momentet e përjetuara në OKB, qofshin këto dramatike, apo komike.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT