‘Rithemelimi’ kundër marrëveshjes Balla-Alibeaj: Kjo është tallje, ironia qëndron se mazhoranca…

Luciano Boçi reagon per mediat pas marreveshjes se arritur sot mes kater grupeve parlamentare per propozimin e kandidaturave nga opozita deri ne raundin e trete.

“Vendimi i sotëm antikushtetues. Askush s’mund ti heqë të drejtën opozitës për të pasur kandidatë në 5 raundet, e kjo zgjidhje nuk është parë asnjëhere në Shqipëri ku dikush nga mazhoranca si klloçka që mbledh zogjtë ka përcaktuar me detyrim që opozita mund të ketë kandidat në 3 raunde e më pas nuk mund të ketë.

Ironia është që opozita që nuk ka votat të themi për një votim të thjeshtë, ndërsa mazhoranca që i ka këto vota e ruan propozimin e saj për në raundin e katërt e pestë ku votimi është me shumicë të thjeshtë, për të mos u futur më pas tek e drejta për të kryer negociata. Negociatat duhet të vijojnë në nivel politik”, tha Boçi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT