Alibeaj jep ‘formulën’ për zgjedhjen e presidentit konsensual/ Ja 25 deputetët që morën pjesë në mbledhjen e PD

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka thirrur sot një mbledhje me deputetët në selinë blu për të diskutuar rreth emrit që opozita do propozojë për postin e presidentit.
Gjate mbledhjes Alibeaj ka propozuar dhe hapat që sipas tij duhen ndjekur për të zgjedhur një President konsensual. Në mbledhje mësohet se kane marrë pjesë 25 deputetë, ndërsa është bojkotuar nga Komisioni i rithemelimit.
Para takimit me deputetët, Alibeaj pati një takim në kryesinë e Kuvendit edhe me Mesila Dodën e PDIU-së dhe Fatmir Mediun e PR-së.
Mbledhja e sotme vjen një ditë pasi kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla dhe Enkelejd Alibeaj arritën një marrëveshje që i jep opozitës të drejtën të paraqesë emra kandidatësh për President në raundin e dytë dhe të tretë.
Kriteret e përcaktuara nga Enkelejd Alibeaj:
1. Grupi i PD zgjedh 4 kandidate
2. Pala tjeter perzgjedh 2 kandidate
3. Ngrihet nje grup i perbashket PD – PS me 6 anetare dhe zgjedh 1 kandidat
4. Kandidati propozohet me firma te perbashketa PD-PS
Deputetët e pranishëm:
Lindita Meteliaj
Andia Ulliri
Seladin Jakupllari
Merita Bakiu
Kastriot Piroli
Kreshnik Collaku
Ferdinad Xhaferri
Lefter Geshtenja
Dhurata Cupi
Saimir Korreshi
Gazment Bardhi
Bledjon Nallbati
Orjola Pampuri
Xhelal Mziu
Jorida Tabaku
Eralda Bano
Dash Sula
Flamur Hoxha
Enkelejd Alibeaj
Arbi Agalliu
Gerta Bardeli
Zef Hila
Ramadan Likaj
Emilia Koliqi
Zheni Gjergj