AKSIONI I SPAK/ Kush është “avokati i bandave kriminale”, porositi shpërthimin e makinës së ish-bashkëshortes

Pjesë e listës së emrave për të cilët është lëshuar urdhër arrest nga Prokuroria Speciale raportohet se është edhe avokati Alban Bengasi, i cili njihet si avokati i bandave kriminale.

Avokati Bengasi ka dalë në përgjime gjatë survejimit të personave të botës së krimit, të cilët mendohet se kanë parut lidhje edhe me oficerë. Avokati ka porositur djegien e makinës së ish-bashkëshortes gjatë kohës që ishte në proces divorci.

Bengasi është denoncuar dy vite më parë nga ish-bashkëshortja e tij, për dhunë sistematike dhe pas divorcit, për moslejimin e takimit të fëmijëve, duke ndikuar në mënyrë të paligjshme në organet përkatëse.

Prokuroria e Posaçme, SPAK ndërmori aksion në disa qytete të vendit, pas 32 urdhër-arresteve të lëshuara nga GJKKO. Mes personave të kërkuar janë emra të njohur të botës së krimit si Ervis Martinaj, Suel Çela dhe Kamber Mehja në Elbasan, si dhe Fatos Gosa i akuzuar si kreu i bandës së Peqinit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT