Rama ngul këmbë: Nëse Bullgaria vazhdon bllokimin e integrimit, ja levizja jonë

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë të përbashkët me presidentin e Këshilli8t Evropian, Charls Michel, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vendin tonë.
Duke folur për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, kryeministri Rama deklaroi dhe njëherë se nëse Bullgaria vazhdon me bllokimin, atëherë Shqipëria do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut për procesin e integrimit. Sipas Ramës, këtë vendim e kanë mbështetur dhe shqiptarët gjatë konsultimit që qeveria ka bërë me ta.
“Sa i përket çështjes së Maqedonisë së Veriut unë e kam thënë, ia thashë edhe presidentit të Këshillit Evropian, ne jemi absolutisht në një linjë me KiE dhe deri në fund kur të kryhet dhe mbledhja e KiE ku jemi të ftuar të marrim pjese e përmbyllet presidenca franceze ne shpresojmë që Bullgaria të hapë rrugën.
Nëse nuk do ndodhë ne do ndryshojmë kursin, gjë që e kemi konsultuar edhe me publikun këtu, e një shumicë e konsiderueshme shqiptarësh kanë thënë që nëse nuk ndodh gjatë presidencës franceze, të shkëputet jo nga Maqedonia e Veriut por te shkëputet nga kthetrat e Bullgarisë.”- tha Rama.