Bijtë e Shqipërisë heqin tabelën me shkronja greke në fshatin çam
Shumë të rinj ndoshta nuk e njohin Çamërinë, madje e dëgjojnë për herë të parë këtë emër. Çamëri është rajoni që lidh jugun e Shqipërisë me veriun dhe perëndimin e Greqisë.
Qindra mijëra shqiptarë çamë që jetuan në këtë rajon kanë mbetur pre dhe janë kurban të persekutimit, syrgjynosjes, përdhunimit, gjenocidit dhe politikave asimiluese.
Çështja çame është ende e pazgjidhur. Kujtojmë këtu se në Çamëri ka ndodhur një prej masakrave më të tmerrshme të historisë botërore.
Nga trojet e tyre u përzunë 80 mijë shqiptarë, një pjesë u dërguan në Turqi e shumë të tjerë u vranë barbarisht.
Traktati Shqipëri-Greqi i 1926-së nuk shpuri në mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të popullsisë çame nga ana e Greqisë.
Një emër që nuk harrohet lehtë është ai i gjeneral Zervës, i cili ka vrarë në mënyrë barbare me mijëra çamë.
Gjenerali Zerva ka prerë kokat e shqiptarëve me sëpatë, madje grave shtatzëna u nxirrte fëmijët që kishin në bark me thika.
Kurse sot kur kanë kaluar vite nga këto masakra, anëtarët e Levizjës “Zgjohu Shqiptar” të indinjuar nga keto veprime dhe nga heshtja e shteti shqiptar, kanë vepruar dhe hequr njërën prej tabelave të vendosura në fshatin çam.