Deputeti gjerman tha se shkëpusin marrëdhënien me PD, Berisha i përgjigjet: Keqardhje se jemi parti simotra! Të hapi arkivat

Deputeti kristiandemokrat në Parlamentin Gjerman, Gunther Krichbaum është shprehur dje se demokratët duhet të bëjnë një zgjedhje të mençur, pasi nëse kthehen te e djeshmja, atëherë nuk do të kenë më mbështetjen e Gjermanisë.
Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur sot nga gazetarët për këtë deklaratë. Ai ka thënë se komenti i tij ishte veçse një keqardhje që një parti simotër bënte deklaratë të tillë.
“Komenti im është keqardhje që një deputet i Bundestagut, i CDU-së, i lejon vetes dhe mendon se mund të ndërhyjë në një proces te lirë, te një parti simotër. Aq më tepër kur e bën bazuar në një vendim të faktuar universalisht se është marrë nga lobimi i Xhorxh Soros dhe Edi Ramës.
Ftoj zotin Braun dhe të ndërmarrë një hetim në arkivat e shtetit të tij, për të faktuar atë shpifje të mafias së Xhorxh Soros unë do ta vlerësoja një gjë të tillë”, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat nga selia blu.