Edhe Xhixha paralajmëron të bëhet i penduar: Dumani kishte prokurorë në SPAK që e mbështesnin

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pasur tension mes të arrestuarve, ndaj Nuredin Dumanit.
BalkanWeb mëson se ka pasur reagim të fortë nga një prej të arrestuarve, Besjan Xhixha, 31 vjeç.

Ai ka theksuar se Dumani nuk po thotë të vërtetën, ndërsa ka paralajmëruar se mund të bëhet i penduar dhe të rrëfejë lidhjet e grupeve kriminale me politikën.

“Di çdo gjë për Nuredinin edhe për të rregulluar dhëmbët e kam shoqëruar. Ju them vendet shkoni dhe i verifikoni. Kishte prokuror në SPAK që e mbështesnin”, ka thënë më tej ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT