Gara në PD/ Kokalari mesazh për armiqtë e Doktorit: I jepet shuplaka e fundit atyre që…

Aktivistja Evi Kokalari ka bërë një reagim në Facebook lidhur me zgjedhjet për kryetarin e PD që po mban Rithemelimi. “Sot, përfundimisht i jepet shuplaka e fundit miqve problematik që patën pafytyrësinë të krijojnë një kaos të vërtet në Shqipëri këto 9 muajt e fundit”, shkruan Kokalari.

Postimi i Kokalarit

Sot, përfundimisht i jepet shuplaka e fundit miqve problematik që patën pafytyrësinë të krijojnë një kaos të vërtet në Shqipëri këto 9 muajt e fundit.

Sot përfundimisht i jepet shuplaka e fundit atyre që opozitën e morrën peng nëpërmjet mafjes që e drejton këtë shtet.

PDja po merr një formë të re, solide dhe shumë më të fuqishme për të filluar luftën reale ndaj mafies sorosjane që nuk po e lë këtë vënd të marrë frymë.

Suksese të më tejshme Partisë Demokratike.

Suksese Kryetarit Berisha.

Në video – Vendosmëria ime për vazhdimësinë e PDse shprehur që 29 Shtator 2021./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT