Meta i bën dalje Nikollë Lesit, dekoron spikerin e radios: Është “Mjeshtër i Madh”

Duket se Ilir Meta ka harruar përgjithmonë miqësinë e tij me botuesin Nikollë Lesi dhe pakënaqësinë e këtij të fundit për mungesën e një dekorate vlerësimi për gazetën “Koha Jonë”.
Si për karshillëk, së fundmi Meta ka zgjedhur të dekorojë spikerin e lajmeve Agim Xheka me vlerësimin “Mjeshtër i Madh”.
Në gjithë thesin e dekoratave që Meta ka shpërndarë qysh në emërim të tij, ka dekoruar një sërë restorantesh, këngëtarë dasmash, gazetarësh, etj, përpos Lesit i cili duke parë procesin e dekorimeve, e ka kërkuar me insistim një medalje nga institucioni i Presidencës.
Pak ditë më parë, Meta tha që do e lerë amanet tek pasardhësit e tij në detyrë që ta dekorojnë, ndërkohë deri më sot botuesi është ende në pritje.