Berisha kryeson garën për kreun e PD, diferencë votash me Ibsen Elezin, rezultatet në disa qytete

Ka përfunduar numërimi i votave për kryetarin e Partisë Demokratike në disa degë. Sali Berisha dhe Ibsen Elezi garojnë përballë njëri-tjetrit.
Procesi filloi në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm, 22 maj dhe ishte parashikuar të zgjaste deri në orën 16:00, mirëpo u shty deri në orën 20:00.
Rezultatet:
Në Kolonjë Sali Berisha ka marrë 523 vota ndërsa Ibsen Elezi 14 vota.
Në Bulqizë kanë votuar 456 anëtarë. Sali Berisha ka marrë 431 vota, Ibsen Elezi 18 vota ndërsa 8 fletë votimi janë shpallur të pavlefshme.
Në Dimal kanë votuar 347 anëtarë nga 870 votues.
Sali Berisha ka marrë 305 vota, Ibsen Elezi 28 vota dhe 14 fletë votimi janë të pavlefshme.
Në Kukës Sali Berisha ka marrë 714 vota, Ibsen Elezi 164 vota ndërsa 4 fletë votimi janë të pavlefshme.
Në Roskovec kanë votuar 476 demokratë. Sali Berisha ka marrë 433 vota, ndërsa Ibsen Elezi 39 vota. 4 fletë votimi janë shpallur të pavlefshme.
Në Mallakastër votuan 419 demokratë. Sali Berisha ka marrë 409 vota, ndërsa Ibsen Elezi 10 vota. Asnjë fletë votimi nuk ëhstë shpallur e pavlefshme.
Në Patos kanë votuar 626 anëtarë. Sali Berisha ka marrë 614 vota, ndërsa Ibsen Elezi 11 vota. vetëm 1 fletë votimi është shpallur e pavlefshme.
Në Fushë-Krujë Sali Berisha ka marrë 447 vota, Ibsen Elezi 11 vota. të pavlefshme janë shpallur 12 fletë votimi.
Në Shkodër Sali Berisha ka marrë 1500 vota, Ibsen Eelzi 114 vota ndërsa 15 fletë votimi janë shpallur të pavlefshme.
Në Vlorë kanë votuar 890 demokratë nga 1365 anëtarë. Sali Berisha ka marrë 836 vota ndërsa Ibsen Eelzi 46 vota. të pavlefshme kanë dalë 8 fletë votimi.
Në Himarë kanë votuar 124 demokratë. Sali Berisha ka marrë 113 vota, Ibsen Elezi 9 vota ndërsa 2 fletë votimi janë shpallur të pavlefshme.
Në Durrës Sali Berisha ka marrë 1089 vota ndërsa Ibsen Eelzi 151 vota. 13 fletë votimi janë shpallur të pavlefshme.
Në Vaun e Dejës Sali Berisha ka marrë 726 vota ndërsa Ibsen Elezi 96 vota. 2 fletë votimi janë shpallur të pavlefshme.