Spiropali përplaset me Berishën: Financon media me paratë e të vdekurve në Gërdec! Ish-kryeministi: Burri yt i ka dhënë tendera vëllait tënd

Ministrja Elisa Spiropali dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë shkëmbyer replika të ashpra në punimet e sotme të Kuvendit. Teksa flitej për lirinë e medias, Spiropali i tha ish-kryeministrit se koha kur redaksitë e gazetave digjeshin ka marrë fund me ikjen e tij si president.
“Kur del e flet ti për lirinë e medias, uroj që të mos i vijë kujt në këto karrige të ulërijë, se përmend ti Edi Ramën si në krye të regjimit, por Edi Rama është simboli i gazetarit të dhunuar nga regjimi yt. Koha kur selitë e gazetave digjeshin ka kaluar me ikjen e Sali Berishës nga posti i presidentit”, u shpreh ministrja.
Në replikën e tij, Berisha citoi një artikulll të një medieje por nuk e tha burimin, duke e akuzuar Elisa Spiropalin për pasurim në kurriz të familjeve shqiptare. Sipas ish-kryeministri, burri i Spiropalit ka marrë tendera dhe fitues ka shpallur vëllain e ministres.
“Denoncimi i vjedhjeve që bëni dhe kushtëzon të gjitha qëndrimet tuaja, është detyrë kryesore e imja dhe e opozitarëve. Yt shoq i jep tender vëllaut tënd. Nuk ka vjedhje më të madhe në ditën për diell se kjo”, shtoi Berisha.
Pjesë nga replikat e Elisa Spiropalit me Slai Berishën:
Elisa Spiropali: Kur del e flet ti për lirinë e medias, uroj që të mos i vijë kujt në këto karrige të ulërijë, se përmend ti Edi Ramën si në krye të regjimit, por Edi Rama është simboli i gazetarit të dhunuar nga regjimi yt. Koha kur selitë e gazetave digjeshin ka kaluar me ikjen e Sali Berishës nga posti i presidentit.
Të gjitha të zezat që i kanë ndodhur medias dhe lirisë së medias janë pjesë e damkës që të është vënë ty, mbi minimin e demokracisë në Shqipëri. Ju keni bëmë shumë më të rënda në raport me median.
O Flamur nuk e kuptoj pse i rri aq afër atij sa dukesh si shkopi i flamurit. Si mund të ngrihet një njeri i tillë dhe të flasë këtu? Madje me entuziasm. Me entuziasm se ka mundur partinë e tij. I ka vënë shkelmin në fyt partisë së tij. Po me partinë ka fituar dhe Luli.
Mirë që ti na ke lënë Sali, po këta që janë gjallë ç’punë kanë që të ndjekin ty. Thua vazhdimisht që kanë frikë prej meje, po ku ka sot në Republikën e Shqipërisë një kundërshtar më të mirë se ty për ne. Nuk e meriton Shqipëria këtë fytyrë.
Kur jeni në pushtet me kërbaç mbi median e keni dëshmuar mandat pas mandati e vit pas viti. Ju jeni kontribuesit e problemit më të madh që ka sot media. Jeni fabrika më e madhe e lajmeve të rreme në këtë vend.
Ju jeni shfaqja më e shëmtuar e mungesë së lirisë. E mungesë së produktivittit të lirisë. Ju nuk e shihni lirinë si një mundësi për të ndërtuar.
Sali Berisha: “Ndrikull Spiropali” është titulli i një postimi pas çdo fjale ka një vjedhje. Ndrikull 5 milionëshe është famoze me Salarionin e tij dhe tenderat ja jep Enklit, i cili është vëllai i tij. Tenderat e ujsjellsave i merrte burri i kësaj 5 milionëshe dhe ja jepte vëllaut të saj në mënyrë që të shtoheshin milionat.
Zonja që u pasurua aq shumë në Dogana, burrin e çoi nga ujësjellësi në tenderat e KESH apo OST. Dhe aty përsëri Salarioni, ose kushëriri, nëse ka një burrë dhe një grua që kanë lumturuar njëri-tjetrin me para publike janë çifti Spiropali-Toto. Sa herë të dalësh, unë do të nxjerr çdo aferë që ke ti.
Denoncimi i vjedhjeve që bëni dhe kushtëzon të gjitha qëndrimet tuaja, është detyrë kryesore e imja dhe e opozitarëve. Yt shoq i jep tender vëllaut tënd. Nuk ka vjedhje më të madhe në ditën për diell se kjo.
Elisa Spiropali: Lexoi artikullin e një portali që e ka financuar vetë me paratë e të vdekurve në Gërdec. Vjen e lexon këtu si fakt. Unë e njoh kush është vëllai im, sa e ka rrogën, ku punon, si jeton. E njoh bashkëshortin tim, njof kunatën time, nuk jam nga ata që nuk njohin baxhanakët. Që thonë se baxhanaku nuk punonte të biznesi i djalit tim.
Prandaj nuk ma bën syri tërr as për ato që ti thua këtu, unë nuk intimidohem dhe nuk kam për t’u intimiduar. Siç po të bëj thirrje të shkosh në Prokurori e ku të duash, ju bëj thirrje këtyre institucioneve që të shikojnë familjarët e tu se historia del ndryshe.