Palët të përçara, ‘Presidenti’ shkon në raundin e tretë/ Çfarë do ndodhë sot në Kuvend

Ashtu si një javë më parë, edhe raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit është ‘djegur’ pa asnjë emër.
Maxhoranca dhe opozita nuk propozuar asnjë kandidat për postin, dhe mbledhja e Komisionit të Ligjeve u ezaurua në të njëjtën mënyrë si në raundin e parë. Ndërkohë, në orën 18:00 pritet që të mbahet seanca plenarë në Kuvend, e cila do të zgjasë shumë pak për shkak të mungesës së emrave.
PS dhe opozita ‘prishën’ marrëveshjen e arritur, për shkak të një keqkuptimi mes, tyre. Kreu i grupit parlamentar të PD pretendonte që duhet të ishte opozita që të propozonte emrat në raundet e parë, por nga ana tjetër Taulant Balla deklaroi se të majtët nuk do jepnin asnjë votë për kandidatët e propozuar nga PD.
Të hënë që vjen duhet të mbahet raundi i tretë i votimit, i cili është i fundit që kërkon një shumicë prej 3 të pestash për zgjedhjen e kreut të shtetit. Në dy raundet e fundit që janë parashikuar nga Kushtetuta, maxhoranca mund ta zgjedhë e vetme kreun e shtetit, pasi kërkohet vetëm një shumicë e thjeshtë votash.