Do të ketë bashkëpunim të ndërkombëtarëve me Berishën? Ja si përgjigjet zyrtari i Parlamentit Europian

Kryetari i Komitetit të Jashtëm të Parlamentit Evropian, David Mcallister ka dhënë disa mesazhe të qarta për politikën shqiptare.
I pyetur nëse do të bashkëpunojë me Partinë Demokratike tani që drejtohet nga Sali Berisha, i shpallur ‘non grata’ nga DASH tha se vendimi do të bëhet publik javën e ardhshme, në mbledhjen e PP-së në Roterdam.
Ai theksoi se ndodhet në Tiranë si kreu i delegacionit të Komisionit Parlamentar për Çështjet e Jashtme, po shtoi se si anëtar i CDU-së dhe zv.president i PPE do të përpiqet që të tejkalohen dallimet ose ndasitë.
“I kam ndjekur zhvillimet në vend. Kam respekt për Shqipërinë dhe shqiptarët. Këtu po udhëtoj si kreu i delegacionit të Komisionit Parlamentar për Çështjet e Jashtme, jo si zv. president i Grupit Parlamentar të PP, prandaj nuk kam mundësi të komentoj për zhvillimet në PD, por të jeni të sigurt që po i ndjekim zhvillimet nga afër”- tha Mcallister.