Dy ministra dhe një deputet në burg/ McAllister: Inkurajoj autoritetet të vazhdojnë. Mesazhi që u dhashë…

Kreu i delegacionit të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister komentoi sot burgosjen e dy ish ministrave socialistë, Saimir Tahiri dhe Lefter Koka dhe deputetin Alqi Bllako.

Pyetje: Dy ish ministra dhe një deputet në burg. A e shikoni sukses të refomës në drejtësi apo si provë që korrupsioni është i shtrirë shumë lart në qeveri?

McAllister: Kjo tregon që autoritetet në Shqipëri e kanë marrë seriozisht luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Unë dëshiroj që ti inkuraj të gjithë ata që kanë përgjegjësi në Shqipëri për këtë punë që të vazhdojnë me këtë qëndrim të rëndësishëm kundër korrupsionit krimit dhe trafikimit të drogës. Ky ka qenë dhe mesazhi për ministrin e Brendshëm dhe të Drejtësisë që u kemi dhënë sot.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT